Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Partia e Lirisë kritika për hartën e re territoriale: Qëllim që bashkitë të varen nga zyra e Ramës

Lajme E martë, 4 Gusht 2026 12:24
Partia e Lirisë kritika për hartën e re territoriale: Qëllim që bashkitë të varen nga zyra e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritukuar mazhorancën lidhur me propozimin për hartën e re territoriale, ku synohet shkrirja e 15 bashkive.

Xhixho thot se kjo reformë po bëhet me qëllimin që bashkitë të varen nga pushteti qendror.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 11 orësh
Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

Para 13 orësh

Deklarata e plotë

Swiss Digital

Nga veriu në jug, Shqipëria sot është në këmbë per shkak te projektit korrupriv te rrembimit te pushtetit vendor nga Edi Rama dhe rilindja. Ky projekt mbeshtet ne tre shtylla , korrupsioni, pastrimi parave dhe betonizimi.

Drafti i ri administrativo-territorial i qeverisë Rama është një projekt që synon të zëvendësojë demokracinë lokale me kontrollin nga qendra e pushtetit. Një projekt që nuk e afron shtetin me qytetarin, por e largon qytetarin nga vendimmarrja.

Në vitin 2014 u premtua se do të kishim bashki më efikase, shërbime më pranë qytetarëve dhe më shumë autonomi vendore. Sot pranohet qe kjo reforme ka deshtuar : kemi mungese sherbimesh, nuk kemi autonomi lokale dhe kemi varësi te plote nga qeveria qendrore.

Sot kemi një pushtet vendor të dobësuar, bashki financiarisht të rrënuara, institucione që presin urdhra nga qeveria dhe qytetarë që për shumë shërbime duhet të drejtohen te ministritë, jo te institucionet që kanë zgjedhur me votën e tyre.

Qeveria ka marrë njëra pas tjetrës kompetencat e bashkive. U mori administrimin e ujësjellësve. U mori kontrollin real mbi zhvillimin urban përmes centralizimit të lejeve të ndërtimit. Ka kufizuar autonominë vendore dhe i ka kthyer bashkitë në zgjatime të pushtetit qendror.

Sot kemi bashki në prag të falimentit, kryebashkiakë në dyert e drejtësisë për korrupsion galopant, qytetarëve u është rrëmbyer prona, vendit i janë grabitur pasuritë natyrore, po i shkatërrohen me firmën e pushtetit objektet e trashëgimisë kulturore, nderkohe qyteteve u janë betonizuar qendrat e bregdeti.

Sot konsensusi politik i kerkuar edhe nga partnerët nderkombetar është zëvendësuar me fashistizimin politik, që i ka bërë bashkitë të varura direkt nga zyra e Ramës.

Dështimi i kësaj qeverisjeje vendore shihet para së gjithash te shpopullimi i vendit. Shqipëria po zbrazet. Shifrat janë alarmante. Nga viti 2014 deri në vitin 2023, Shqipëria ka humbur 1 milion banorë. Sot, 37% e familjeve shqiptare janë prekur nga emigracioni. 70% e atyre që janë larguar e kanë bërë për arsye ekonomike, 16% për bashkim familjar, 6% për arsim dhe 8% për arsye të tjera.

Këto nuk janë thjesht shifra. Janë familje të ndara, fshatra që po boshatisen, qytete që humbin energjinë e tyre dhe komunitete që po mbeten pa mjekë, pa mësues, pa profesionistë dhe pa të ardhme.

Në vend që te luftoje kete dram te madhe kombetare, qeveria propozon një tjetër ndryshim administrativ që eshte ne vijim te agendes se saj te shpopullimit te vendit .

Sot kërkohen te reduktohen Bashkite nga 61 ne vetëm 46 Bashki, me mesatare 50 mijë banorë për Bashki.

Po çfarë standarti ka Europa per pushtetin lokal?

Sllovenia, me 2.1 milion banorë, ka 212 Bashki, afërsisht 1 Bashki për 10 mijë banorë.

Italia ka rreth 8 mijë njësi vendore për 60 milion banorë, me mesatare rreth 7500 banorë për Bashki.

Franca ka 34 mijë njësi vendore për 70 milion banorë, me mesatare rreth 2500 banorë për Bashki.

Gjermania ka rreth 11 mijë njësi vendore për rreth 84 milion banorë, me mesatare 7500 banorë për Bashki.

Shtete shume të organizuara, shumë të pasura, me infrastrukturë të shkëlqyer dhe shërbime efektive , synojnë ta afrojnë gjithnjë e më shumë pushtetin pranë qytetarit.

Ndërsa Rama, në shtetin e shkatërruar, me infrastrukturë te degraduar, me shërbime që mungojnë masivisht, zvogëlon numrin e Bashkive për të realizuar objektivat e tij, që plaçkitja të përqendrohet në më pak duar dhe shpopullimi të realizohet me shpejtësi shumë më të madhe.

Drafti i mazhorancës është shume problematik sepse:

– largon administratën nga qytetarët, veçanërisht në zonat rurale dhe malore;

– krijon bashki më të mëdha, më burokratike dhe më pak të kontrollueshme nga komunitetet;

– dobëson përfaqësimin e zonave dhe komuniteteve lokale;

– rrit varësinë financiare dhe politike të bashkive nga qeveria qendrore;

– nuk sjell decentralizim, por centralizim të mëtejshëm të pushtetit;

– nuk zgjidh problemet financiare të bashkive, por rrezikon t’i thellojë ato;

– nuk lufton korrupsionin në pushtetin vendor, por krijon më shumë përqendrim vendimmarrjeje dhe më pak kontroll qytetar;

– ka lejuar një model zhvillimi që ka sjellë betonizimin e qendrave urbane, cenimin e hapësirave publike, grabitjen e pasurive natyrore dhe presionin mbi pronat e qytetarëve;

– rrezikon të zhdukë identitetin historik dhe administrativ të shumë zonave të vendit.

Sot problemi më i madh është mungesa e transparencës, mungesa e kontrollit dhe përdorimi i pushtetit vendor si instrument politik.

Ndryshe nga ky projekt, opozita propozon një reformë që i shërben direkt qytetarit, duke e vënë ate në qendër te kësaj reforme:

– krijimin e 100 bashkive, për t’i afruar institucionet me qytetarët;

– decentralizim real dhe rikthim të kompetencave te pushteti vendor;

– autonomi më të madhe financiare dhe administrative për bashkitë;

– përfaqësim më të drejtë të zonave rurale dhe komuniteteve lokale;

– mbrojtje të identitetit historik dhe kulturor të krahinave;

– zhvillim më të balancuar territorial, jo përqendrim të investimeve vetëm në disa qendra;

– transparencë dhe kontroll më të madh qytetar mbi pushtetin lokal.

Shqipëria ka nevojë për te luftuar shpopullimin duke forcuar pushtetin vendor, më shume demokraci vendore, me shume pjesëmarrje te qytetarë në vendimmarrje.

Ndaj ndryshimi i hartës territoriale nuk mund të bëhet me forcën e kartonit. Nuk mund të bëhet nga zyra e Edi Rames , kundër vullnetit të komuniteteve.

Kjo reformë duhet të jetë e qytetarëve dhe jo e një partie.

Prandaj çdo ndryshim i hartës administrative-territoriale duhet ti nënshtrohet vullnetit të qytetarëve, ndaj dhe vetëm Referendumi mbetet rruga më demokratike, më legjitime dhe më e drejtë për të vendosur për një reformë që prek drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari.

Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci vendore dhe jo për më shumë centralizim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Para 6 minutash

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 10 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 14 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 15 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 37 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.