Partia Socialiste në zgjedhje nga 21 marsi deri më 30 qershor
Partia Socialiste ka nisur këtë të shtunë procesin e riorganizimit të strukturave të saj, në kuadër të Asamblesë së mbajtur në Durrës.
Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i Partia Socialiste, Blendi Klosi, bëri të ditur se zgjedhjet e brendshme do të zhvillohen në periudhën 21 mars – 30 qershor, të ndara në disa faza të qarta organizative, duke nisur nga analiza e strukturave ekzistuese e deri te konstituimi i organeve lokale.
“Zgjedhjet e strukturave të partisë do të zhvillohen në periudhën kohore nga 21 marsi deri në 30 qershor. Kjo periudhë do të jetë e ndarë në disa segmente. Nga sot deri më 6 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate. Nga 16 prilli deri më 13 maj do të mbahen zgjedhjen në organizatat sociale. Nga 16 maji në 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki dhe pas 12 qershorit deri më 30 qershor do të bëhet konstituimi i organeve tona lokale. Detyra e dytë, është shtimi i anëtarësisë, minimalisht katër anëtarë, dy shoqe dhe dy shokë”, tha Klosi.
KOHA JONË SONDAZH

