Partizani “vritet” në Vlorë, Elbasani bën mrekullinë në Fier

Thyehet Partizani, thyhet edhe  Alban Hoxha, megjithatë, pavarësisht humbjes në Vlorë, të kuqtë mbeten në krye të klaisifkimit dhe portieri i kryeqytetasve thyen rekordin e Bujar Gogunjës. Hoxha u ndëshkua në minutën e ’85, pas plot 1085 pa e nxjerrë topin nga rrjeta.  Takimi mes Flamurtarit dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 16-të të Superiores, u mbyll 1-0 në favor të ekipit vlonjat. Pesë minuta para fundit, kur u duk se ndeshja do të mbyllej në barazim pa gola, Shehaj gjeti rrugën e rrjetës për vendasit dhe i dha tre pikë të çmuara Flamurtarit. Skënderbeu mund ta kishte barazuar me pikë në rast fitoreje, por u ndal nga Tirana, në “Qemal Stafa”, 2-0. Tashmë janë bardheblutë, që rikuperojnë  pas humbjes në derbi dhe afrohen në vend të dytë, një pikë larg Partizanit. Italiani i stolit të Flamurtarit, Ramella, ishte padyshim i kënaquri i ndeshjes së djeshme.  – “Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke parë portierin tim që as i bëri pis pantallonat. Kjo do të thotë që kundërshtari nuk bëri asnjë gjuajtje në portë dhe ne krijuam aq shumë në pjesën e parë sa meritonim ta fitonim jo një herë por 4-5 herë ndeshjen. Djemtë ishin perfektë që nga minuta e parë deri në të 90-tën kështu që komplimente lojtarëve,” – theksoi ai. Në kampin tjetër, Shpëtim Duro, nuk mund ta përjetonte ndryshe humbjen, që vjen një javë pas asaj fitoreje historike në derbi. – “Jam i zhgënjyer se e kishim komplet nën kontroll situatën sidomos në pjesën e dytë, dhe goli erdhi në një moment që nuk e prisnim. Ishte një mungesë vëmendjeje në një goditje standart, por duhet ta pranojmë, ky është futbolli,” – theksoi Duro. Vllaznia-Laçi, që u zhvillua në “Loro Boriçi, zhbllokohet në minutën e 4-ët shtesë, teksa vendasit gjetën golin me anë të uruguaianit Soza, i cili shfrytëzon si duhet një krosim dhe realizon një gol të bukur me kokë.  Vllaznia mer fitoren e katërt rradhazi dhe e sheh veten në kuotën e 20 pikëve, 1 pikë më pak se Laçi. Por surprizë ishte fitorja e Elbasanit në Fier, 1-0, që rihap garën në fund të klasifikimit.  Rreth 15 minuta para përfundimit, Lamçja shënoi golin e fitores, duke befasuar vendasit. Elbasani ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe barazon Apoloninë, ndërkohë që Teuta ndodhet pesë pikë para tyre, por ka ndeshje direkte me fierakët, një javë më vonë.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria Superiore

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 16-të/ Dje

Tirana – Skënderbeu                      2-0

Shënues: Ndikumana 7′ 50′

Vllaznia-Laçi                                     1-0

Shënues:  Soza 90’

Flamurtari-Partizani                       1-0

Shënues: Shehaj 85’

Apolonia-Elbasani                           0-1

Shënues: Lamçja 74′

Të premten

Teuta-Kukësi                                     0-3

Shënues: Pejiç 12’, 17’, Lushtaku 42

 

Klasifikimi

Partizani               33

Tirana                    32

Kukësi                   32

Skënderbeu       30

Flamurtari           22

Laçi                         21

Vllaznia                 20

Teuta                    13

Elbasani                9

Apolonia              9

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?