Parukierja si “specialiste estetike”, ndërhyn tek buzët e 22 vjeçares

22-vjeçarja, Merve Keles që punon si infermiere në një spital në Adana, Turqi, ka kryer një ndërhyrje për trashjen e buzëve. Ndërhyrja nuk është kryer tek një specialist i provuar, por tek një parukiere që e prezantonte veten si “specialiste estetike”.

Soner Gulnaz i injektoi mbushje të përkohshme tre mujore në buzë Keles. Por mbushja u shkri për një javë dhe e reja nuk hoqi dorë por kërkoi mbushje të përhershme. “Specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.

“Jam penduar shumë”, thotë 22-vjeçarja, e cila tashmë kërkon pamjen e saj të dikurshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si punonjëse shëndetësie duhej ta kisha pyetur për diplomën. Ka rrezik që tani të mbes pa buzë. Jam penduar shumë.” Ajo thotë se personi që i bëri mbushjen i kishte thënë se “duke qenë se klinika ishte nën rikonstruksion, mbushjen do ta bënin në shtëpi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë çështja ka kaluar në gjykatë, ku Gulnaz thotë se nuk e ka kryer mbushjen dhe vajzës së dëmtuar do t’i duhet të provojë akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?