FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas 48-ditësh protestë, nis regjistrimi për ”Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar”

Këtë të shtunë ka nisur procesi i regjistrimit të qytetarëve që do të jenë pjesë e “Kuvendit të Parë Kombëtar Qytetar”. Nisma vjen si pjesë e përgatitjeve për mbledhjen e përfaqësuesve nga qytete të ndryshme të vendit.

Gjatë fjalimeve të para, Përparim Xheka deklaroi se mesazhi i protestës ende nuk është reflektuar nga politika. Ai tha se pas 48 ditësh protestë, rreth 800 pjesëmarrës kanë shprehur vullnetin për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të kësaj nisme.

Flora Xhemali Baba, pjesëmarrëse që prej nisjes së protestës, kritikoi mungesën e përfaqësimit qytetar ndër vite. Ajo u shpreh se qytetarët duhet të kenë një rol më aktiv në drejtimin e vendit dhe se demokracia pjesëmarrëse duhet të rikthehet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Babës, kjo nismë nuk duhet konsideruar si një kuvend tradicional, por si një hap ku qytetarët propozojnë dhe votojnë mënyrat përmes të cilave mund të ushtrojnë më shumë ndikim në vendimmarrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 841 (14.5%)
Jo 4967 (85.5%)

Vota totale: 5808