Pas betimit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

Pas betimit në Kuvend, avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, mori zyrtarisht detyrën këtë të premte, duke nisur ushtrimin e mandatit kushtetues që i është besuar. Prezantimi zyrtar u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në frymën e vijimësisë institucionale.

Zgjedhja e drejtuesit të ri vjen në një moment të rëndësishëm për institucionin dhe për vendin, ndërsa Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit evropiannjë proces ku respektimi dhe garantimi i lirive e të drejtave të njeriut përbën një vlerë qendrore dhe një standard të patjetërsueshëm.

Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson kontributin e Erinda Ballanca, e cila ka drejtuar për 8 vite dhe ndërsa ka vijuar të ushtrojë funksionin edhe përtej afatit kushtetues, ka garantuar stabilitet institucional, vazhdimësi të veprimtarisë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në një periudhë me sfida të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?