Pas debatit me Braçen, rrëfehet i riu: Kam 15 vite eksperiencë në Angli, ika nga vendi për shkak të papunësisë
I riu që u përplas verbalisht me deputetin e PS, Erjon Braçe, nga sheshi ”Skëndërbej”, deklaroi se akuzat që ai i bëri duke e etiketuar si person që punon në shtëpi bari nuk janë të vërteta pasi ai punon si kuzhinier. Ai tha se nga vendi është larguar si shkak i papunësisë.
“Braçe më ka fiksim mua. Kishte informacione për shtëpi bari dhe barishte. Kur iu sul Marselit, u drodha, por nuk u afrova. Jam kuzhinier. Në Angli jetoj që prej vitit 2011. U largova nga Shqipëria për shkak të papunësisë dhe kushteve në spitale.
Kam 15 vite që punoj si kuzhinier dhe i kam të dokumentuara me fotografi të gjitha vendet ku kam punuar. Atyre u ka ardhur fundi. Jam kthyer sepse nuk dua t’i shoh më këta njerëz nëpër zyra. Veshin rroba të shtrenjta, ndërkohë që në spitale nuk ka as karrige.
Udhëtoj shumë dhe kam parë edhe fëmijët e tyre. Balla e ka bërë Librazhdin si Kabuli. Më shumë drogë ka në Shqipëri sesa në Angli. Dorëheqja e Ramës do të realizohet patjetër. Jam një i ri që jam kthyer dhe kam lënë dy punë në Angli. Punoj si kuzhinier, por edhe si shofer për persona me aftësi të kufizuara. Anglezëve u them se në Shqipëri ka korrupsion dhe mungon arsimi cilësor. Dua të kthehem përgjithmonë dhe të hap një restorant peshku, por këtu nuk ia vlen, sepse për 12 orë punë mora vetëm 100 euro”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

