Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet Berishës tek Kryeministria
Në Ditën e Rinisë, edhe pse disa ditë më parë organizoi një Foltore në Durrës, këtë mbrëmje Ervin Salianji ka marrë pjesë në protestën e Sali Berishës përpara Kryeministrisë.
Berisha vijon foltoren në kryeqytet, nga ana tjetër Salianji ka nisur “takimet private”, siç i cilëson Berisha.
Kjo është parë si një revoltë brenda PD ku në thelb të takimeve të Salianjit është reformim rrënjësor i partisë, e cila përveç se humbje, nuk ka korrur asnjë sukses tashmë prej 13 vitesh.
Pavarësisht deklaratave sfiduese e kërcenuese të Berishës, ish-deputeti Ervin Salianji përsëri është parë në protestën e të hënës. Ishte edhe mjeku i njohur Ilir Alimehmeti.
Hajde e mos shko po deshe te Berisha!

KOHA JONË SONDAZH

