Pas paralizës, flet i vëllai: Ismail Keta do të rikthehet më i fortë se kurrë në ring!
Ismail Keta është vizituar nga miq të shumtë dhe ka marrë me qindra mesazhi urimi, për një rikthim të shpejtë, madje edhe në ring, pas paralizës që pësoi në Gjermani, në ditët e para të janarit. Një nga emrat më të njohur të sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare pësoi një hemoragji cerebrale dhe ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e qytetit ku jeton, Mynih, nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i Ismailit Kampioni i mirënjohur i boksit Gjetan Keta, pavarësisht gjendjes momentale të ish-kampionit në kick-boksin kuqezi, u shpreh i sigurt se me karakterin që e personifikon Ismailin, ai do të rikthehet më i fortë se kurrë. – “ Për momentin Ismaili ka dhimbje, por duke u konsultuar edhe me mjekët sipas, bindja është se ai do të kthehet si më parë, madje duke njohur karakterin e tij mund të them se do të kthehet më i fortë.” Gjetani shpjegoi se çfarë sipas mjekëve gjermanë mund ta ketë shkaktuar këtë goditje cerebrale. -“ Në fakt nuk ma kanë konfirmuar arsyen, por besohet se mund të vijë nga stresi, por gjithsesi nuk përjashtohen as goditjet e marra gjatë kohës që noksonte, por kryesisht të paktën sipas mjekëve arsteja mund të jetë mbi-ngarkesa psikologjike.” Ismail Keta, 41 vjeç, është tërhequr nga sporti i kick-boksit, disiplinë ku në vitin 2011 sportisti nga Bulqiza shpall kampion bote në K-1, një nga kategoritë më të rëndësishme të këtij sporti të vështirë.