Pas takimit me Lu, Basha paralajmëron protesta: Zhvillimet e fundit kanë asgjesuar koalicionin

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin e SHBA dhe atë të OSBE paralajmëroi për protesta. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se koha për zgjidhje institucionale për zgjedhjet e ardhshme po mbaron.

Basha tha se zhvillimet e fundit politike brenda koalicionit kanë treguar se ky koalicion qeverisës është asgjesuar de facto.

Basha:  Çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është e lidhur me problemin e madh të politikës, të krimit të organizuar, të drogës. Këto janë  probleme që opozita i ka denoncuar prej tre vitesh. Këto janë probleme që opozita ka luftuar dhe ka arritur të ndryshojë ligje, siç është ligji për dekriminalizimin, por që për fat të keq nuk po gjen zbatim për shkak të vullentit politik. Vullneti politik mungon sepse Rama e ka lidhur fatin e tij me krimin, me drogën. Kjo u pa qartësisht edhe nga lëvizjet e fundit politike brenda koalicionit të cilët kanë asgjesuar de facto një koalicion politik dhe kanë shpalosur para shqiptarëve një qeveri që diktohet nga bandat e krimit të organizuar. Nuk ka asgjë të re nga zhvillimet e fundit brenda qeverisë, por ka dicka për shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Është dëshmia e dy anëtarëve të mazhorancës së lidhjet me krimin, Edi Rama i ka në funksion të kapjes dhe të prishjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kjo është arsye pse nuk pranon votimin elektronik, ndonëse votimi elektronik nuk zgjidh çdo problem, por në masë të madhe skemënë e përdorimit të bandave, votimi elektronik është një masë që jep besim.

Mbështet nga ndërkombëtarët?

Basha: Nuk ka fare rëndësiç farë mendojnë individët, zgjidhjet që kemi shtruar në tavolinë janë të mundshme dhe unë kam pasur rastint a diskutoj edhe sot me bashkbiseduesit. Por mesazhi që kam për qytetarët është se koha për zgjidhje institucionale po mbaron me shpejtësi, qeveria po luan me kohën. Nuk ka vullnet. Koha po vjen për një aksion politik mbarë qytetar

E keni fjalën për protesta?

Basha:  Sigurisht, një aksion politik mbarë qytetar. PD po nis shqyrtimin e të gjitha oposioneve të aksioneve qytetare, për të arritur atë që kjo qeveri e korruptuar ka refuzuar ta bëjë përmes rrugës institucionale. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe opozitën do ta kenë në ballë të kësaj beteje.

SHKARKO APP