Deputetja Marjana Koçeku reagon pas largimit nga grupi i PS-së

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar për herë të parë pas largimit nga grupi parlamentar i PS. Reagimin ka preferuar ta bëjë pa fjalë, duke përdorur vetëm një emoji (ikonë) flamingoje, kjo duke u bashkuar me simbolin e protestës që po mbahen prej 15-të ditësh nga qytetarët që kundërshtojnë investimet në Zvërnec.

E pagëzuar si Neomalësorja, deputetja 25-vjeçare, e shumë diskutuar dhe promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama, vendosi të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së, ku ditën e dielë e tregoi përmes një postimi në rrjete sociale.

Pritet të shihet nëse Koçeku do ti bashkohet qytetarëve në protestën përballë Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?