Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pashko Gjeçi, ai që do të hynte në testamentin e kujtesës si shqipëruesi më fisnik i fjalës

Kultura E diel, 7 Shtator 2025 08:31
Pashko Gjeçi, ai që do të hynte në testamentin e kujtesës si shqipëruesi më fisnik i fjalës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Puna e tij, e lindur nga një pasion vetëmohues, nuk njeh kufij. Përtej caqeve të ngadhënjyesve të zakonshëm, ajo u bë emblemë e përkushtimit që mposht pamundësinë dhe dëshmon se shpirti i njeriut mund të jetë më i fortë se çdo thundër kohe a regjimi.

Ai erdhi dhe iku në heshtje. Por ndër ne la jo vetëm veprën e tij të pashlyeshme, të ngjizur në përjetësi, por edhe kujtimin e brishtë që struket në përvojat e atyre që patën fatin ta njihnin.
I vogël në shtat, i kërrusur nga mosha dhe mundimet, shfaqej e shuhej mes rrëmujës së Tiranës, qytetit që nuk qe djepi i tij, por u bë purgatori i mundimeve dhe parajsa e frymës që i mbeti në jetë. Me hap të ngeshëm, me vështrim të ulur përdhé, hynte e dilte nga auditorët e universiteteve, për t’u tretur mandej në heshtjen e kthinvave ku shfletonte dhe shkruante, duke jetuar botëra të tjera nën frymëmarrjen e një kraharori që kërcente fshehurazi nën petka të vjetruara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai jetoi pa privilegje, ndonëse ishte ndër të paktët që i meritonte. Rendte me përulësi, në garë vetëm me kohën dhe pasionin e shqipërimit, pa bujë dhe pa u gjunjëzuar kurrë para persekutimit. Heshtjen e kishte shoqe, dhe në heshtje endi fjalë pas fjale, shkronjë pas shkronje, rrugën e shqipes drejt përjetësisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndryshe nga shumë të tjerë që zvarriten pas karrierës, Pashko Gjeçi nuk u përkul kurrë. Vepra e tij – mbi të gjitha përkthimi i “Komedisë Hyjnore” – është një monument që e ngjiti në Olimpin e letërsisë shqiptare, edhe pse ai nuk u stolis kurrë me lavde e dekorata. Gati dyzet vite i kaloi në një dhomë të ngushtë, aty ku përjetësoi emrin e tij, larg syve të botës, i rrethuar vetëm nga librat dhe një dritë qiriri.

Mund t'ju interesojë

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Para 14 minutash
Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizi...

Para 34 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 1 ore

Ai e sfidoi kohën duke u bërë zëri i Dantes, Homerit, Gëtes. Me punën e tij u bë ndërgjegje e një kombi të vogël që kërkonte dritën e gjuhës, duke i dhënë shqipes autoritetin e njohjes dhe përmasën e një gjuhe që mund të mbajë mbi supe monumentet e njerëzimit.
Në vitin 1985, diktatura heshti përkthimet e tij. Por pas gati 40 vjetësh, “Komedia hyjnore” dhe “Fausti” u ribotuan si dëshmi se koha nuk mund të shuajë dot atë që është e përjetshme.

Kur u nda nga jeta, në moshën 92-vjeçare, nuk iku vetëm një njeri, por një udhërrëfyes. Ai na la testament një rrugë të ndritur: udhën drejt dritës, së vërtetës, jetës dhe dijes. Një shkrimtar e pyeti dikur: “Po sikur të ringjallej Dante, mjeshtër, ç’do të thoshte?”
Me buzëqeshjen e tij të përulur, Pashko Gjeçi u përgjigj: “Ndoshta do të flisnim për gjëra që unë nuk munda t’i bëja më mirë.”

Kjo ishte madhështia e tij: dashuria për gjuhën, ndërgjegjja e përkthyesit, modesti e një mjeshtri që i dha shqipes pamjen e përjetësisë. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në nxënës, miq, shkrimtarë e kolegë, në vetë ndërgjegjen e kombit.
Me të drejtë, dikur At Gjergj Fishta tha për të: “Ajo grimca atje paska shkruar gjithë këtë artikull!”

Me vdekjen nuk shuhen të gjithë. Ndër të pavdekshmit është edhe ai, shkodrani i urtë, përkthyesi që i fali shqipes zërin e Dantes. Hija e tij lëviz ende në ajrin e gjuhës sonë, në tingullin e fjalëve që ai ngjizi, si dritë e qiririt që nuk shuhet, por e tregon udhën.

Etiketat e lidhura

albert vatajPashko Gjeçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 12 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 14 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 23 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 28 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.