FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pasojat e rënda të duhanit në mëlçinë e foshnjave

Disa përbërës kimikë të gjendur tek duhani mund të shkatërrojnë mëlçinë e bebeve të pa lindur akoma, tregon një studim i ri.

Rezultatet e këtij studimi shtojnë të dhëna të reja mbi rrezikshmërinë e përdorimit të duhanit nga gratë shtatzënë.

Shkencëtarët bënë këtë zbulim pasi kontrolluan qelizat staminale jo të specializuara që kanë aftësinë të transformohen në lloje të tjera,
shkruan Shendeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studimi tregon se përbërësit toksikë tek duhani mund të dëmtojnë indet e mëlçisë së fetusit. Për çudi të shkencëtarëve të Universitetit
Edinburgh, efektet ishin të ndryshme për djemtë dhe vajzat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, të dyja gjinitë mund të vuajnë nga dëmtime afatgjate nga ekspozimi i 7 mijë përbërësve kimikë tek duhani, thonë ekspertët.
Djemtë shfaqën shenja të dëmtimeve të mëlçisë që mund të çojnë në shfaqjen e cirrozës me kalimin e viteve dhe mund të jetë
vdekjeprurëse nëse lihet pa trajtuar.

Ndërsa tek vajzat ishin vënë në shënjestër qelizat që rregullojnë metabolizmin në mëlçi. Çdo ndryshim në zhvillimin e këtij organi rrit gjasat
që vajzat të bëhen obeze kur të rriten.
Studimi është kryer në bashkëpunim me Universitetet Aberdeen dhe Glasgow, dhe është publikuar tek revista “Arkivat e Toksikologjisë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?