Pasqyrat e banjove zëvendësohen me postera inkurajues

Një shkollë e mesme në Kaliforni ka zëvëndësuar pasqyrat e vajzave në banjo me disa postera inkuarjues. Vajzat në vend që të shikojnë reflektimin e tyre në pasqyrë ato shikojnë disa postera në të cilat janë shkruajtur shprehje të ndryshme si: “Ti je e bukur”, “Ti je e rëndësishme”, “Ti je unike”.

Kjo ishte ideja e Sabrina Astle e cila ka thënë për ABC News se ajo donte të gjente një mënyrë të veçantë për të shprehur më shumë mesazhe pozitive përreth shkollës.

Ajo ka thënë se posterat i kanë ndihmuar njerëzit të mos harrojnë se të gjithë janë të bukur, të gjithë janë të rëndësishëm dhe të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Un i vendova posterat në banjo një natë më parë, kështu që studentët do ti shohin ato gjatë ditës tjetër”, tha ajo. “Çdo ditë ka një mesazh të veçantë. Mesazhi për ditën e enjte, 23, mars,2017 ishte “Po nëse ne shfaqim më shumë dashuri?’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?