Pasuesi i Blatter, në listë edhe dy kampionë si Maradona dhe Zico

FIFA është njollosur pas skandaleve të fundit mbi korrupsionin. Skandalet e korrupsionit dhe dorëheqja e paparalajmëruar e Sep Blatter nga posti i presidentit të FIFA-s, u ka hapur rrugën hamendësimeve të shumta për pasardhësin e zviceranit, i cili duhet të jetë personalitet me dorë të hekurt, në mënyrë që të rimëkëmbë imazhin e FIFA-s.

Për të mësuar këtë emër duhen edhe pak muaj, pasi kongresi i jashtëzakonshëm pritet të zhvillohet mes muajit dhjetor të këtij viti dhe marsit të vitit të ardhshëm.

I pari në listën e pretendentëve qëndron Ali bin Al Hussein, princi arab i cili menjëherë pas largimit të Blatter, ka shprehur gadishmërinë për t’u rikthyer në një garë, tashmë, sipas tij, jo të korruptuar. Një tjetër emër i madh është ai i Michel Platini-së, kundërshtari më i madh i Blatter-it në këto vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet nëse francezi do të vazhdojë detyrën e tij si president i UEFA-s, apo do të jetë sërish një nga mbështetësit kryesorë të princit të Jordanisë. Në listën e kandidatëve të medias është futur edhe Diego Armando Maradona, një tjetër kritik i madh i zviceranit Blatter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetësi kryesor i argjentinasit është presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, sipas të cilit vetëm një kampion bote si Maradona mund të rikthejë imazhin e humbur të FIFA-s.

Nga Amerika e Jugut mund të vijë një tjetër legjendë e futbollit botëror, dhe bëhet fjalë për brazilianin Zico. Për momentin është vetëm një ide, pasi ende nuk është bërë publike asnjë federatë e cila mund ta mbështesë 62-vjeçarin.

Një emër i panjohur mes këtyre kandidatëve vjen nga Lindja e Mesme. Mediat botërore shkruajnë se miliarderi koreano-jugor, Chung Mong-Joon, mund të jetë një emër i përshtatshëm për garën e presidentit të FIFA.

63-vjeçari, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe president i federatës së futbollit të vendit të tij, ka garuar në zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut në vitin 2002.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?