Pata e egër sfidon tigrin mashkull

Një video e pabesueshme është hedhur në rrjetin Youtube, ku shihet një rosë duke luajtur me një tigër në një pishinë uji të rrethuar në një kopsht zoologjik.

Pota luan lojën e rrezikshme me grabitqarit, duke rrezikuar edhe jetën. Videoja është regjistruar në New South Wales, rreth 45 km në jug të Sidneit në Australi.

“Kjo patë e egër duhet të jetë më trimja që ka jetuar ndonjëherë”, shkroi dikush nga kopshti zoologjik.

“Ajo vendosi të luante një lojë të rrezikshme me një tigër mashkull 126 kg. Ajo luan me tigrin dhe mbijeton”, shkroi ai.

SHKARKO APP