PD bën thirrje për ditën e hënë protestë “me çdo lloj forme reagimi” para kryeministrisë!

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, i cili u shoqërua me akuza dhe presione të ndërsjella mes Ramës dhe Ballukut, nuk ishte asgjë më shumë se një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale.

Kundërshtimi i tij për të shkarkuar Belinda Ballukun, duke u fshehur pas spërdredhjeve të jurisprudencës, të cilat në të vërtetë nuk i kupton, nuk është gjë tjetër veçse përçartje për të fshehur një të vërtetë që tashmë është e qartë si drita e diellit: urdhëruesi për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë ka një emër, dhe ai është Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky individ është përgjegjës direkt edhe për vjedhjen me termocentralet e Vlorës Tigri 1 dhe Tigri 3, Unazën e Madhe, koncesionet prej qindra milionë eurosh të rrugëve dhe për çdo akuzë tjetër me të cilën po përballet ekzekutuesi, por jo urdhëruesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, dhe vënien e tyre para drejtësisë, duke u hequr mundësinë të ndikojnë apo të prishin provat. Kjo duhet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta.

Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën si njeriun që, me veprimet e tij, po përpiqet të pengojë zbardhjen e të vërtetës për një vepër penale në të cilën është në rolin e organizatorit dhe urdhëruesit.

Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të kusarëve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.

Edhe deputeti i PD, Klevis Balliu, ka bërë thirrje që ditën e hënë, me forcë apo me çdo mënyrë, të protestohet para kryeministrisë.

Balliu tha: “Tashmë korrupsioni ka dalë sheshit. Ka zero vlerë se çfarë ore hyn dhe del Balluku, përsa kohë ajo nuk është në burg. Për akuza të njëjta, personazhe të tilla, dhe më pak të rëndësishme, kanë përfunduar në burg. Nëse Balluku meriton një ditë burg, një vit meriton Rama. Belinda Balluku nuk i njihte turqit, por Rama. Atë e çoi Rama atje. 7 orë takim në kryeministri, ka qenë kërcënim nga ana e Ballukut që; unë të marr me vete, se s’jam Veliaj. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, është detyrë kombëtare nxjerrja e tij me hir apo pahir nga ajo zyrë. Ndaj i ftojmë qytetarët sot që ditën e hënë të vinë në protestë. Forma protestës do të jetë me çdo formë dhe mënyrë. Situata tani ka ndryshuar. Balluku nuk mund ta bënte këtë vetëm. Është e pasinqertë që të them se fajin dhe vjedhjet i ka kryer Balluku, por vetë Rama. I kam thënë Ballukut që të shkojë të bëhet ‘pentito’. Burimet thonë se ka rreth 60 sms të Ramës me Berberin”- përfundon Balliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?