PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi, Vokshi akuza edhe Peleshit
Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë përjashtimin e Taulant Ballës me 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Në kërkesën e firmosur nga 21 deputetë demokratë, por jo nga vetë Albana Vokshi, ata pohojnë se kreu i grupit parlamentar të PS, me deklaratat e tij cenoi në mënyrë të rëndë dinjitetin njerëzor të deputetes opozitare.
Përveç përjashtimit, demokratët kërkojnë edhe kërkim ndjese nga Balla dhe reflektim nga të gjithë anëtarët e Kuvendit që gjuha e përdorur të mos degradojë. Ndjesa nuk erdhi nga Balla, për shkak se mungoi në këtë mbledhje, por nga socialistët e tjerë të pranishëm në Komisionin e Jashtëm, të cilët reflektimin e kërkuan edhe nga demokratët.
Albana Vokshi e pranishme në mbledhje tha se fjalët e përdorura kundër saj nga Balla janë sulme politike dhe kritikoi menaxhimin e situatës nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. “Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje, sepse njerëz me veprime si të tijat e turpërojnë Parlamentin. Por jam ndjerë e lënduar për mënyrën sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. E menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe nga ana e grave deputete të PS për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit tuaj parlamentar”, u shpreh Vokshi.
Penguan seancën në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 40 ditë
Ofendimet e Ballës ndaj Vokshit, “EPP Women”: S’ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
KOHA JONË SONDAZH

