Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD mbron hartën me rreth 100 bashki, Boçi: Nuk duam kryetarë territoresh, por kryetarë komunitetesh

Lajme E mërkurë, 19 Gusht 2026 14:19
PD mbron hartën me rreth 100 bashki, Boçi: Nuk duam kryetarë territoresh, por kryetarë komunitetesh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar propozimin për reduktimin e numrit të bashkive në 46, duke deklaruar se Partia Demokratike mbështet një ndarje territoriale me rreth 100 bashki. Sipas tij, një hartë me më shumë njësi vendore do ta afronte pushtetin me qytetarin dhe do të ruante përfaqësimin e komuniteteve të vogla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Boçi, ka reaguar për debatin mbi reformën e re administrativo-territoriale, duke e cilësuar atë një çështje që nuk duhet të reduktohet në një “luftë numrash” mes 46 dhe 100 bashkive. Në qëndrimin e tij, Boçi ngre si pyetje kryesore se cila hartë i shërben më mirë qytetarit dhe sa pranë tij duhet të jetë pushteti vendor.

Mund t'ju interesojë

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 9 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 9 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Para 9 orësh

Sipas deputetit demokrat, propozimi për 46 bashki rrezikon të largojë më tej vendimmarrjen nga komunitetet, pasi bashkitë do të kenë territore më të mëdha, ndërsa qendrat administrative do të jenë më larg për një pjesë të banorëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë

Para se reforma territoriale të kthehet në një luftë numrash, “46 apo 100?”, duhet t’u jepet përgjigje dy pyetjeve shumë më të rëndësishme:

Cila hartë i shërben më mirë qytetarit?

Ku është qytetari në këtë hartë?

Propozimi i PS-së për ta çuar Shqipërinë në vetëm 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari. Bashkitë bëhen më të mëdha, qendrat administrative më të largëta dhe vendimmarrja përqendrohet gjithnjë e më tepër.

Në letër, kjo mund të paraqitet si kursim. Në jetën reale, faturën e paguan qytetari.

Kur bashkia bëhet shumë e madhe, fshati apo qyteti i vogël humbet peshën e vet. Problemet e tij konkurrojnë me problemet e qendrës dhe dihet se kush e fiton zakonisht këtë konkurrencë.

Rruga e lagjes, ujësjellësi, kanali vaditës, pastrimi, ndriçimi, transporti, shkolla apo qendra shëndetësore e një zone të largët shtyhen gjithmonë për më vonë. Për qendrën e bashkisë, ato konsiderohen probleme periferike; për banorët e asaj zone janë vetë jeta e përditshme.

Me 46 bashki krijohen më shumë periferi dhe më pak qendra. Kjo është dobësia kryesore e këtij propozimi.

Shqipëria nuk ka nevojë për bashki gjithnjë e më të mëdha. Ka nevojë për bashki që funksionojnë.

Një bashki nuk është e fortë vetëm sepse ka territor të madh apo shumë banorë. Ajo është e fortë kur ka të ardhura, kompetenca, administratë profesionale dhe mundësi reale për t’u shërbyer qytetarëve.

Nëse bashkon dy bashki të dobëta, nuk krijon automatikisht një bashki të fortë. Shpesh krijon vetëm një bashki më të madhe, me të njëjtat probleme dhe me qytetarin edhe më larg.

Në këtë kontekst, është absurde të bashkosh Tepelenën me Memaliajn, Fushë-Arrëzin me Pukën apo Librazhdin me Prrenjasin.

Po aq absurde është që një bashki me performancë më të mirë të përthithet nga një bashki me performancë më të dobët. Dimali ka performancë më të mirë se Berati, Selenica se Vlora, Patosi se Fieri. Po kështu edhe Maliqi.

Ndërkohë, identiteti dhe kohezioni i fortë i komuniteteve kërkojnë që Libohova, Këlcyra, Belshi, Cërriku dhe bashki të tjera të vazhdojnë të ekzistojnë si njësi më vete.

Këto janë disa nga arsyet pse ne mbështesim një hartë me rreth 100 bashki.

Jo për të shtuar zyra.

Jo për të fryrë administratën.

Por për ta afruar pushtetin me qytetarin.

Me më shumë bashki, qytetari ka më pranë kryetarin e zgjedhur, këshillin bashkiak dhe administratën që duhet t’i japë përgjigje. Një kryetar që administron një territor të arsyeshëm e ka shumë më të vështirë të thotë se nuk e njeh problemin.

Sepse qytetari është aty.

Komuniteti është aty.

Problemi është përpara derës së tij.

Me 46 bashki rrezikojmë të krijojmë kryetarë territoresh.

Me rreth 100 bashki synojmë të kemi kryetarë komunitetesh.

Shqipëria po shpopullohet. Qytetet e vogla po humbasin banorë, institucione, shkolla, vende pune dhe shërbime. Në këtë situatë, përgjigjja nuk mund të jetë t’u heqim edhe statusin, përfaqësimin dhe qendrën e vendimmarrjes.

Kur një qyteti i heq institucionet, administratën dhe vendimmarrjen, i heq pak nga pak edhe arsyet për të qëndruar aty. Kështu krijohet një rreth vicioz:

Nuk ka banorë, prandaj heqim institucionet.

Heqim institucionet, prandaj largohen edhe më shumë banorë.

Më pas, shpopullimin që kemi përshpejtuar vetë e përdorim si argument për një tjetër bashkim.

Kjo nuk është reformë territoriale. Është administrim i tkurrjes së vendit.

Edhe argumenti i kursimit duhet parë me kujdes.

Nëse shkurtohen disa poste administrative, por qytetarit i duhet të udhëtojë më larg për të marrë shërbime, nëse një zonë merr më pak investime dhe reagimi ndaj problemeve bëhet më i ngadaltë, atëherë kostoja nuk është zhdukur. Ajo thjesht është kaluar nga shteti te qytetari.

Mbi të gjitha, kjo është një çështje demokracie.

Sa më e madhe të jetë bashkia, aq më e vogël bëhet pesha politike e komuniteteve të vogla. Një qytet me disa mijëra banorë, i përfshirë brenda një bashkie shumë të madhe, mund të vazhdojë të ketë emër në hartë, por do të ketë shumë pak ndikim në vendimmarrje.

Kush do ta mbrojë buxhetin e tij?

Kush do të luftojë për investimet e tij?

Kush do të japë llogari drejtpërdrejt përpara atij komuniteti?

Njësia administrative nuk e zëvendëson bashkinë. Administratori i emëruar nuk e zëvendëson kryetarin e zgjedhur. Zyra lokale nuk e zëvendëson vendimmarrjen lokale.

Demokracia vendore nuk është thjesht të kesh një sportel pranë. Është të kesh pushtetin pranë.

Prandaj, nuk duhet të pyesim vetëm sa bashki përballon administrata.

Duhet të pyesim sa afër qytetarit duhet të jetë pushteti.

Rreth 100 bashki nuk nënkuptojnë 100 administrata të fryra. Mund të kemi administrata më të vogla, shërbime të përbashkëta ndërmjet bashkive, digjitalizim, standarde kombëtare dhe kontroll më të fortë financiar. Por duhet të ruajmë atë që nuk mund ta zëvendësojë asnjë aplikacion dhe asnjë zyrë qendrore: përfaqësimin e komunitetit.

Projekti i PD-së ndërthur vullnetin e qytetarëve me domosdoshmërinë e një pushteti vendor efikas.

Ai qartësisht:

Afron vendimmarrjen me komunitetin dhe u jep zë interesave lokale.
Rrit llogaridhënien e drejtuesve vendorë.
Shkurton distancat fizike dhe administrative për marrjen e shërbimeve.
U mundëson administratave të njohin më mirë nevojat e territorit.
Ruan identitetin dhe kohezionin e komuniteteve.
Nxit konkurrencën pozitive për investime dhe projekte zhvillimi.
Përmirëson planifikimin sipas karakteristikave ekonomike, sociale dhe gjeografike të çdo zone.
Mundëson reagim më të shpejtë në raste emergjencash.
Shpërndan zhvillimin ekonomik përtej qendrave të mëdha urbane.
Rrit pjesëmarrjen qytetare dhe besimin te institucionet.

Ky model është në përputhje me parimin e subsidiaritetit dhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore: funksionet publike dhe vendimet duhet të ushtrohen në nivelin më të afërt dhe më efektiv me qytetarin.

Dallimi mes dy modeleve është i qartë.

46 bashki e shohin territorin nga qendra.

Rreth 100 bashki e shohin qeverisjen nga qytetari.

46 bashki kërkojnë ta bëjnë hartën më të lehtë për administratën.

Rreth 100 bashki kërkojnë ta bëjnë jetën më të lehtë për qytetarin.

46 bashki përqendrojnë.

Rreth 100 bashki afrojnë.

Në thelb, dilema nuk është nëse Shqipëria duhet të ketë më pak apo më shumë bashki. Dilema është nëse duam një pushtet vendor që t’i shërbejë hartës apo qytetarit.

Një reformë e mirë matet me kohën që i kursen qytetarit, me cilësinë e shërbimit që i ofron dhe me mundësinë që i jep për të ndikuar në vendimet që prekin jetën e tij.

Prandaj, parimi ynë është i thjeshtë:

Jo qytetari të shkojë pas bashkisë.

Bashkia duhet të shkojë te qytetari.

Në këtë kuptim, një ndarje me rreth 100 bashki nuk është zgjedhje numerike.

Është zgjedhje demokratike.

Etiketat e lidhura

Luciano Boci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.