PD në protesta, Flamur Noka: Kur mungon morali qeveritar, mbetet vetëm revolta

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se Shqipëria po përballet me një klimë të tensionuar dhe pakënaqësi të theksuar qytetare.

Duke folur për protestën e ardhshme të opozitës më 22 mars, Noka u shpreh se qytetarët tashmë janë të mobilizuar. “Njerëzit janë në shesh; bulevardi vlon nga revolta e tyre. Ata janë shpirti i revoltës qytetare. Në regjime ku liritë dhe të drejtat mungojnë, siç ndodh edhe në Shqipëri, reagimi qytetar bëhet e vetmja rrugë”,-tha ai.

Noka kritikoi qeverinë aktuale, duke theksuar se mungesa e moralit dhe standardeve demokratike lë qytetarët pa alternativa përveç mobilizimit qytetar. ”Kur qeveritë nuk respektojnë normat dhe standardet demokratike, mbetet vetëm rruga e revoltës dhe kryengritjes. Në çdo demokraci, kur qytetarët protestojnë, qeveritë duhet të dëgjojnë dhe të kërkojnë zgjidhje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?