Deputetja demokrate Flutura Açka: Rama e bëri Berishën vegjetarian, i dha sallatë!

“Një luan pa dhëmbë, vegjetarian, të ushqyer me sallatë”, është PD për Flutura Açkën për Sali Berishën. Sipas ligjvënëses opozitare në largim, Partia Demokratike dhe Berisha është luani i ushqyer me sallatë nga kryeministri Edi Rama ndër vitet e gjatë në opozitë dhe pas këtij trajtimi nuk ka fuqi të ngrihet në këmbë për t’u përballur me mazhorancën e 83 mandateve, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

“PD është në krizë lidershipi, duhet të kuptoj se ka ardhur momenti i përgjegjësisë personale. E shikoj se ka një lloj shqetësimi, nën zëra, nëpër korridore: ‘A do ikë apo jo Berisha?’. Çfarë janë këta njerëz, këto zëra, ky lidership që pret qoftë edhe të tretet fizikisht zoti Berisha që t’ia zënë vendin.

Nuk është kjo mënyra që operohet në demokraci. Përderisa ka një statut njerëzit e përgjegjshëm duhet të mblidhen dhe t’i thonë gjërat te foltorja e PD, i pëlqen apo s’i pëlqen zotit Berisha apo një grupi njerëzish në PD. Sepse kështu nuk mund të vazhdohet. PD është vërtet luani, i shtrirë dhe i ushqyer me sallatë, që është kthyer në një qenie që nuk ecën dot. Është një luan vegjetarian, do të thotë që nuk mbahet më në këmbë se ushqehet me sallatë. Ushqehet me gjërat e ngutshme të njerëzve që kanë interesa të caktuara”, analizoi Açka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur nëse përgjegjësia që Rama e bëri “Luanin” vegjetarian, është e Sali Berishës apo Lulzim Bashës, ajo u përgjigj: ”Të dy. Unë nuk e përjashtoj faktin që në këtë, kush në heshtje, kush me përfshirje të plotë, kush hije e kush i bardh e kush i zi, unë them se përgjegjësia është e përbashkët”. Sipas Açkës është e palogjikshme që nga selia blu përgjegjësinë për gjendjen e PD rreken t’ia faturojnë vetëm ish-kryetarit Basha, pasi secili duhet të marrë përsipër kostot e dëmit që ka shkaktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha është një luan i mplakur që ha sallatë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?