”PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, Berisha bën foltore
Ervin Salianji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani partia më e madhe opozitare në vend nuk është në rrugën e duhur. I ftuar në emisionin ”Opinion”, Salianji tha PD nuk po u ofron anëtarësisë meritokraci dhe nuk po i dëgjon kërkesat e tyre.
”Kemi takim me demokratët për të përfaqësuar shqetësimet e tyre. PD sot është zgjuar. Kanë nxjerrë udhëzimin për analizën e humbjes së zgjedhjeve. Nuk e them dot që foltorja para Parlamentit është më e mira, jo. Shumë thonin pse shkoni në Parlament. PD zyrtare tha do shkojmë në Parlament të marrin të gjitha hapësirat. Tani mban foltore se nuk kemi hapësira në Parlament, o lërë Parlamentin dhe bëj këtë.
Kjo nuk është një lëvizje e imja, aty është Alimehmeti, janë të gjithë njerëzit më të votuar. Ne jemi nisur për të dëgjuar shqetësimet e demokratëve. Të prodhojmë një dokument e të themi ja këto janë shqetësimet e demokratëve. Pakënaqësia me PD është se nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë dhe nuk po i përshtatet nevojave për ndryshim. Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Kërkojnë analizë, ne duam ti bindim se zgjedhjet janë të vjedhura”.
KOHA JONË SONDAZH

