PD: Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë qeveria të kompensojë qytetarët
PD: Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë, Qeveria të kompensojë qytetarët
Partia Demokratike ka vlerësuar sot qeverinë “Rama” për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit.
Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se Qeveria duhet të nis kompensimin e qytetarëve të dëmtuar.
“Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie”,- thuhet në deklaratën e PD