“PD paska dhimbje të madhe për Veliajn!”/ Teliti: Nuk mbrojmë Veliajn, por të respektohet procedura!

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, deklaroi se opozita do të votojë pro shkarkimit të Veliajt, por shtoi se atij nuk i duhen shkelur të drejtat dhe as procedura që do të ndiqet për shkarkimin.

I pyetur nga Ylli Rakipi se përse opozita po tregon dhimbje të madhe për shkarkimin e Veliajt, Teliti tha se duhet respektuar procedura e shkarkimit.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorian Teliti: Së pari, nesër në orën 16:00 mblidhet Këshilli Bashkiak dhe ka një pikë në rendin e ditës, shkarkimi i Erion Veliajt. Ky ka qenë objektivi ynë, kemi bërë 44 protesta. Por, ama ky largim, se duket edhe ironike sikur po e mbrojmë, por ne po mbrojmë mos rikthimin e Veliajt në detyrë. Vendimi mund të atakohet në gjykatë nga Veliaj. Vendimi trajtohet në formë dhe përmbajtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket përmbajtjes e sqarojnë juristët, por për formën ne si Këshill nuk duhet të lëmë shteg që nuk kemi zbatuar procedurës. Në rast Këshilli merr iniciatëvn për shkarkim, duhet të japë të drëjtën kryetarit të dëgjohet. Do të mjaftontë që këshilli bashkiak të mos e lejojë dhe ai nesër shkon në gjykatë.

Ylli Rakipi: SPAK a ka të drejtë të thotë jo?

Dorian Teliti: Veliaj ka përdorur shpesh herë kërkesën për të shkuar në punë dhe nuk ka marrë, nuk ka qenë arsye e mjaftueshme. Mbledhja e nesërme nuk është iniciuar nga opozita, por nga mazhoranca. Çfarë lips procedura?

Ylli Rakipi: Veliaj kërkon të marrë pjesë. Kur ka dalë njoftimi?

Dorian Teliti: Ditën e enjte u është dërguar këshilltarëve.

Ylli Rakipi: Ai e ka mësuar këtë?

Dorian Teliti: Po nga mediat.

Ylli Rakipi: SPAK ka deklaruar për Euronews që nuk ka marrë kërkesë për lejen.

Dorian Teliti: Këshilli Bashkiak kur ka futur në rend dite shkarkimin, duhet të bëjë njoftimin zyrtar dhe ta thërrasë në mbledhje. Kur ka një pengesë, duhet që Këshilli Bashkiak të kërkojë SPAK që Veliaj të lejohet të shkojë në Këshill. Këtë nuk e ka bërë Këshilli Bashkiak.

Ylli Rakipi: Po i zoti i punës pse nuk e ka bërë?

Dorian Teliti: Nuk ka detyrim.

Ylli Rakipi: Po le të rrijë aty pra.

Dorian Teliti: Nuk mbrojmë Veliajn, por flas për Këshillin Bashkiak.

Ylli Rakipi: Veliaj mund ti kërkonte SPAK-ut.

Dorian Teliti: Iniciatori i aktit është mazhoranca. Në bashkëpunim me sekretarinë e Këshillit duhet të njoftonte SPAK dhe drejtorinë e burgjeve. Nga presioni sot Sekretari çfarë bëri sot?

Ylli Rakipi: Opozita paska dhimbje të madhe.

Dorian Teliti: Jo nuk kemi dhimbje. Ne sot duam që vendimi të mos jetë i cënueshëm në gjykatë dhe Veliaj të mos kthehet, për shkak se nuk është dëgjuar. Dua që pas 2-3 vitesh kur të vijojë procedura ndërkombëtare, ai të bëhet barrë për dëmshpërblim. Historiku ka treguar që kriminelë kanë qenë njerëzit dhe për mungesë procedure kanë qenë të lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?