PD pret reagimin ndërkombëtar për reformën territoriale, Luçiano Boçi: Propozimi i PS është i papranueshëm

Partia Demokratike pret që faktori ndërkombëtar të kundërshtojë draftin e PS-së për reformën territoriale në shtator. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë se propozimi i socialistëve do të jetë i papranueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, pasi bie ndesh me parimet e tyre.

“Ata janë me pushime dhe normal që nuk i cenojnë shumë pushimet për hallet tona. Por duhet një prononcim dhe jemi në pritje për një prononcim të faktorit ndërkombëtar. Heshtja është pranim, heshtja, por s’mund të flasim për heshtje sepse është kjo që ju e thatë që është një periudhë që nuk ka shumë zënë në politikë dhe në angazhim edhe të faktorit ndërkombëtar. Duhet pritur shtatori, rifillimi i një situate të re edhe në parlament.

Se vetë flisnim për standard europian, për kapacitete administrative, autonomi financiare. I harruan ato menjëherë, dolën thjesht te ndarja e numrave. Thoshin një bashki efiçente duhet të qëndrojë një jo, një bashki që është e varfër duhet t’i bashkohet një bashkie që ka resurse, që ajo ta ndihmojë në koston e shërbimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si mund të bashkosh ti bashki të varfra dhe të pretendosh që po krijon mirëqenie dhe pasuri? Jo! Do të rritet diskriminimi. Diskriminimi nis nga Tirana. Është një skemë thjesht elektorale e parapërgatitur që nuk do preki ndikimin e qeverisë, por është një skemë si magazinë më e perfeksionuar për të sjellë vota të përjetshme politike. Kështu është formula”,-tha Boçi në A2 CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?