PD: Rama e pranon zyrtarisht se do rrisë çmimin e energjisë elektrike

Kjo deklaratë u bë sot nga drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Zana Guxholli.

Ku sipas saj, rritja e çmimit të energjisë vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur çmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar.

“Edi Rama për shumë javë la në errësirë jo vetëm mijëra familje të pamundura për të paguar energjinë, por la në errësirë edhe projektin e saj për rritjen e cmimit.

Më në fund e vërteta u bë me zë. Rritja e cmimit të energjisë u shpall. Ata që nuk kanë, do të paguajnë më shumë, dhe ata që kanë, do të paguajnë më  pak.

Pra ja ku jemi. Edi Rama premtoi në fushatë ulje drastike të cmimit të energjisë, por në fakt po e rrit. Jo vetëm po rrit cmimin, por me fatura abuzive në kurriz të qytetarëve po mbulon gropën financiare me aferën korruptive 600 milionë euro që firmosi me kompaninë CEZ.

Edi Rama i fali kompanisë ceke 600 milionë euro, fatura të njohura e të papaguara, dhe nuk i fal qytetarëve shqiptarë të paktën kamatvonesat.

Po rrit çmimin dhe po e menaxhon energjinë me hajdutë të paskrupullt e me persona me precedent penalë”, tha gjithashtu ajo.

SHKARKO APP