PD: Rama gënjen për rënien e çmimit të naftës
“Para dy ditësh Kryeministri i vendit publikoi një pikturë me ngjyra, të cilen nuk do ta komentonim nëse do të ishte thjesht një nga pikturat e tij, por meqënëse Kryeministri e quan ate një info-graf dhe mbi çdo ngjyre ka një shifer, por pa referuar burimin, detyrohemi të sqarojme publikun shqiptar mbi të vërtetën, duke iu referuar burimit prestigjoz “Global Petrol Prices”, sipas të cilit vetem në tremujorin e fundit:
Në Greqi, çmimi ka rënë me 9%, dhe jo 5.3% siç deklaron Kryeministri, ose 70% më shumë
Në Itali, çmimi ka rënë me 6.7%, dhe jo 4.8% siç deklaron Kryeministri, ose 40% më shumë.
Në Francë, çmimi ka rënë me 7.4%, dhe jo 4% siç deklaron Kryeministri, ose 85% më shumë.
Në Maqedoni, çmimi ka rënë me 10%, dhe jo 4.8% siç deklaron Kryeministri, pra mbi dy herë më shumë.
Në Hollandë, çmimi ka rënë me 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri, pra rënie dy herë më shumë”, raportoi Mima.
Duke përfunduar se në shkalle globale, çmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%.
“Pyetja e sotme për Kryeministrin është se përse ai, duke fshehur shifrat e vërteta, u bëhet krah klienteve të tij, të cilët e blejnë naftën në tregjet ndërkombetare shumë më lirë se një vit më parë, ndërkohë që ia shesin shqiptareve me çmime pothuajse të pandryshuara?”, apeloi ai.