PD: Rama nuk i ka bërë mirë llogaritë me tropojanët

“Edi Rama nuk i ka bërë llogaritë mirë me qytetarët dhe sidomos me qytetarët e Tropojës që po i dhunon duke i larguar nga puna, dhe duke futur edhe persona me precedent penal. Policia e shtetit dhunon të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve duke i mbajtur në dhomat e izolimit vetëm për një arsye sepse këta janë mbështetës së Partisë Demokratike”. Kështu u shpreh drejtuesi i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në PD , Ervin Salianji gjatë një proteste në Tropojë me banorë të zonës. Banorë të Tropojës kanë protestuar për situatën ekonomike, por edhe për atë që ata e kanë quajtur ndërprerje arbitrare të energjisë elektrike. Ndërsa qytetarë të ndryshëm kanë deklaruar problemet e tyre të ndryshme si problemet me ndërprerjen e energjisë, apo pensionet, deputeti i PD, Besnik Duzha deklaroi se Tropoja është në ditët më te zeza që ka kaluar ndonjëherë. “Qindra familje janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike me pretekste qesharake se ka një televizor apo një frigorifer në shtëpi. Shumë pensionistë e u është bllokuar apo heq pensioni me arsyen se gjoja do t’u verifikohet, kur ka pensionistë që kanë dalë prej 20 vitesh në pension”,- tha deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Duzha.

SHKARKO APP