PD: Vokshi u ndalua nga Garda të shkonte te Sekretaria! Kryetari i Kuvendit: Nuk i urdhëroj unë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në seancën e kësaj të enjte është përplasur me disa deputetë të Partisë Demokratike. Ishte Albana Vokshi, e cila i kërkoi Peleshit të nxirrte jashtë sallës punonjësit e Gardës së Republikës, pasi ky i fundit e kishte penguar deputeten të akesonte sekretarinë në sallë, që është e pozicionuar në pjesën e sipërme pas karrigeve të ministrave.

”Aty keni vënë një punonjës të Gardës, kjo është skandaloze. Në asnjë parlament të botës nuk ka punonjës të gardës brenda në sallë. Nga kush ruheni ju kryetar, nga ne? Kur e trajtoni deputetin e opozitës si armik. Trajtojeni opozitën në mënyrë më miqësore”, tha ndër të tjera Vokshi.

Në debat është përfshirë dhe Gazment Bardhi e Gent Strazimiri, të cilët i kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit që të nxjerrë jashtë Gardën. Peleshi është shprehur se të urdhërojë Gardën e Republikës, nuk është target i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse u kujtuat sot pas 36 vitesh, u kujtuat që të merreni me Gardën të vendosur te dalja apo hyrja e godinës, siç ka qenë historikisht. Në fakt më parë qëndronin dy gardistë aty përpara e tani nuk ka më”, tha Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?