PD zgjedh kandidatin për bashkinë e Cërrikut
Pak nga pak, Partia Demokratike po zyrtarizon emrat me të cilët do të jetë në garën e 9 nëntorit, për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit. Mbrëmjen e sotme është zyrtarizuar dhe kandidati i bashkisë së Cërrikut, Amarildo Hoxha. Më herët u bë publik edhe emri i kandidatit të bashkisë së Matit, Eduart Brahilika. Për herë të parë, në Tiranë si kandidat jopolitik i PD por me mbështetje nga gjithë spektri opozitar, do të jetë aktori Florjan Binaj përballë Ogerta Manastirliut nga Partia Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

