Pele qetëson tifozët: Ndihem mirë, probleme normale për moshën time

Djali i Pele, Edinho foli tre ditë më parë rreth situatës së vështirë shëndetësore të babait të tij, duke theksuar se ka probleme për të lëvizur dhe nuk del më nga shtëpia. Legjenda e futbollit botëror ka reaguar duke qetësuar tifozët e shumtë.

79-vjeçari tregohet i sinqertë në rrëfimin e tij dhe i cilëson si normale dhe të moshës këto probleme. Ditët janë të ndryshme, por frika nuk ekziston te një person si braziliani i famshëm.

Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet, por jam mirë. Problemet shëndetësore janë normale për njerëzit e moshës time. Ndihem mirë, i pranoj limitet fizike dhe dua të vazhdoj të rrokullis topin. Nuk po i shmangem angazhimeve të mia. Kam ditë të mirë dhe të këqija, por nuk kam aspak frikë. Jam i vendosur dhe i sigurt në atë që bëj“, thekson Pele.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?