Peleshi: Mbas 1 viti te gjitha markatat ne vend te rikonstruktuara

Projekti i markates se re te Korces e cila eshte konceptuar jo vetem si nje pike qe forcon ekonomine lokale por edhe nje atraksion turistik, eshte prezantuar ne qytetin juglindor ndersa se shpejti pritet te nisin punimet per ndertimin e saj.
Te pakten 170 tregetare do te operojne me aktivitetin e tyre ne kete markate e cila sipas zevendes kryeministrit Niko Peleshi sjell nje koncept te ri ku trashegimia imdustriale nderthuret me bashkekohoren. Sipas tij ky projekt se bashku me shume projekte te tjera ne vend te cilat kane perfunduar ose jane ne proces kthejne ne vemendje modelin e rikualifikimit te zonave urbane dhe ofrojne mundesi te shumta per ngritjen e ekonomise se qyteteve tona

“Markata e Korces nje investim i perbashket i Bashkise Korce, projektit IADSA dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal – RED. do te pozicionohet tek ish zona e UMB dhe synon mes te tjerash edhe promovimin e produkteve autentike bujqesore te gjithe rajonit juglindor”,- tha Peleshi.

SHKARKO APP