Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare, do diskutohet për strukturën e re të Komisioneve

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ftuar sot në një takim konsultues krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi formimin e organeve të reja të parlamentit. Takimi zhvillohet në orën 11:00 dhe ka në fokus përzgjedhjen e anëtarëve të delegacioneve, Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren.

Peleshi do t’u prezantojë palëve edhe një draft për ndryshimin e shpejtë të Rregullores së Kuvendit, që do t’i hapë rrugë rikonceptimit të Komisioneve Parlamentare, sipas modelit të propozuar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste më 11 shtator.

PS ka mbajtur 7 komisione dhe opozita 4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisionet në drejtimin e PS:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekonomia, Punësimi dhe Financat
Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural
Evropa dhe Punët e Jashtme
Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale

Komisionet nën drejtimin e PD:
Edukimi, Shkencë dhe sportet
Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale
Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kultura, Turizmi dhe Diaspora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?