Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Peleshi mbyll turin balltik në Lituani, merr mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Lajme E enjte, 4 Qershor 2026 13:09
Peleshi mbyll turin balltik në Lituani, merr mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në përmbyllje të turit të diplomacisë parlamentare në vendet balltike, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi vizitën e tij zyrtare në Lituani, ku mori mbështetjen e mëtejshme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Lituanisë (Seimas), Juozas Olekas, dhe Kryeministren Inga Ruginienė, në fokus të diskutimeve ishin mbështetja për avancimin e negociatave të anëtarësimit, siguria europiane, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, në fusha si mbrojtja kibernetike, turizmi etj.

Në takimin me Kryetarin e Parlamentit lituanez, Juozas Olekas, Kryetari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Lituanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ai nënvizoi angazhimin e Shqipërisë për sigurinë dhe paqen në rajon dhe më gjerë, si dhe kontributin konkret në kuadër të NATO-s, përfshirë praninë e trupave shqiptare në vendet baltike. Kryetari Peleshi vuri në dukje qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe forcimit të sigurisë euroatlantike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana e tij, Olekas theksoi se zgjerimi i Bashkimit Europian, siguria dhe konkurrueshmëria do të jenë ndër prioritetet kryesore të Presidencës lituaneze të BE-së gjatë periudhës janar-qershor 2027. Ai riafirmoi mbështetjen e plotë të Lituanisë për Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e saj të shpejtë në procesin e anëtarësimit mbi bazën e meritës dhe rezultateve konkrete. Kryetari i Seimas-it vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe mbështetjen e Lituanisë për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë takimit me Kryeministren Inga Ruginienė, Kryetari Peleshi theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian, pas zhvillimeve pozitive të shënuara në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të 26 majit. Ai shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë dhe për vizionin e saj të qartë në favor të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 14 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 16 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 54 minutash

Kryeministrja Ruginienė vlerësoi progresin e dukshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe ritheksoi se zgjerimi do të jetë një nga prioritetet kryesore të Presidencës lituaneze të Bashkimit Europian. Ajo theksoi se zgjerimi lidhet ngushtë me sigurinë, unitetin, forcën dhe prosperitetin e Europës, ndërsa siguria dhe mbrojtja mbeten fusha prioritare për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në Vilnius, Peleshi u takua gjithashtu me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua mbi avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Seimas-it të Lituanisë, si dhe mbi perspektivën europiane të vendeve të rajonit. U vlerësua se integrimi i Ballkanit Perëndimor përbën një vlerë të shtuar për Bashkimin Europian dhe një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.

Vizita në Vilnius konfirmoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Lituanisë, si dhe vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin politik, parlamentar dhe ekonomik në mbështetje të objektivave të përbashkëta europiane.

Etiketat e lidhura

niko peleshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 7 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 14 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 20 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.