Pemët në Amazonë që e prodhojnë vetë shiun

Klima e pyllit amazonik gjithmonë ka magjepsur studiuesit për një karakteristikë të veçantë: pavarësisht stinëve me më shumë shi mes dhjetorit dhe majit, shira me bollëk vihen re dy ose tre muaj para ardhjes së erërave sezonale, që sjellin lagështi në oqean.

Për të sqaruar mekanizmin e këtij misteri të vogël meteorologjik, është një skuadër shkencëtarësh, të Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxheles: është një mbulesë e dendur pemësh që krijon këto kushte të veçanta lagështie dhe shira të parakohshëm.

Hetimet e studiuesve amerikanë, të publikuar në PNAS, kanë konfirmuar atë që tashmë ishte hipotezuar, por deri tani kurrë e shfaqur. Të dhënat satelitore kanë treguar që rritja e lagështisë në pyll koincidon me një rritje të “mollës gjelbëroshe” të të njëjtit pyll, që i ka çuar studiuesit të medojnë që përqëndrimi i lagështisë, mund të jetë rezultat i avullimit të avullit të lëshuar bimëve gjatë fotosintezës.

Gjatë procesit të transpirimit, në fakt, bimët lëshojnë avull nga poret shumë të vogla prezente në gjethe të vendosura rreth bazës.

Imazhet e hapësirës

Skuadra e koordinuar nga shkenca e klimës ‘Rong Fu’, ka vërejtur prezencën  e kësaj mase të veçantë, të ajrit të lagësht prodhuar nga pylli amazonik falë të dhënave të Aurës, sateliti i NASA-s, që jep të dhëna për studimin e atmosferës.

Në imazhet satelitore, lagështia e gjeneruar nga oqeani, duket më e qartë në krahasim me atë të lëshuar nga bimët. Motivi i kësaj diference qëndron në kompozicionin kimik të ndryshëm mes avullit të lëshuar nga bimët dhe asaj që është formuar sipër oqeanit dhe transportohet nga erërat.

Në vazhdim të procesit të avullimit të ujit oqeanik, molekulat e ujit që përmbajnë deuterium (lloj hidrogjeni), më të rënda qëndrojnë brenda ndërkohë që udhëtojnë, të transportuara nga erërat. Lagështia që arrin në kontinent është në fakt e varfër me këtë element. Përkundrazi, lagështia e prodhuar nga bimët, përmban një përmbajtje fiziologjike të duhur deuteriumi, siç kanë konfirmuar analizat e të dhënave të marra nga Aura.

Vazhdon me mbulesën e reve të ulëta që mbulojnë Amazonën, me një avancim të pëlqyeshëm në krahasim me stinën e shiut, është gjeneruar nga lagështia e krijuar nga masa e madhe e shiut.

Bimësia dhe klima

Zbulimi ushqen një debat të gjatë mbi rolin që kanë bimët në klimë. Në vështrim të efekteve të mëdha të ndryshimit klimatik mbi ekosistem, e njëjta skuadër e studiuesve do të japë një hetim  të ri, mbi pyjet me shi të Congos, për të kuptuar që edhe në këto zona ndodh i njëjti fenomen.

SHKARKO APP