Pengohet autokolona me makina shqiptare, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të nisin marshimin drejt Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë.

Marshimi vjen në shenjë proteste ndaj ndalimit të një autokolone me automjete të shqiptarëve të diasporës, të cilët po udhëtonin drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës.

Sipas denoncimeve të bëra më herët, disa automjete të autokolonës janë bllokuar prej disa orësh në Nikshiq, ndërsa udhëtarët kanë deklaruar se nuk kanë marrë një shpjegim të qartë për arsyet e ndalimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit pritet të kërkojnë një reagim lidhur me situatën, si dhe lejimin e autokolonës shqiptare për të vijuar udhëtimin drejt Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2665 (65.1%)
Jo 1426 (34.9%)

Vota totale: 4091