Pensioni social nga 1 Janari 2015 përfitojnë 5000 persona
Duke filluar nga 1 janari 2015 do të përfitojnë 5000 veta nga pensioni social.
Çdo shtetas shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç dhe ka qëndrim të përhershëm në Shqipëri mund të përfitojë pension social sipas vendimeve të qeverisë.
Pra, që të përfitosh pension social duhet të kesh mbi 15 vite punë, si dhe ata që kanë më pak se 15 vite pune të siguruar dhe që janë mbi 70 vjeç. Nëpërmjet pensionit social mund të përfitojnë ata që nuk kanë mbushur vitet e pensionit.
Lidhur me masën konkrete të pensionit social është vendosur që masa mujore të jetë e barabartë me shumën e pensionit të pjesshëm të pleqërisë të 31 dhjetorit të 2014-ës, përllogaritur për 15 vite vjetërsi pune të siguruara kundrejt pagës minimale.
Kësaj mase i shtohen edhe kompesimet për rritjen e çmimeve dhe për pensionistët me të ardhura minimale sipas masës dhe kritereve të përcaktuara ne vendimet e Këshillit të Ministrave.
Vendimi ka të bëjë me kompesimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike, kompesimin përkatës të përcaktuar për rritjen e pensioneve 2009-2010. Nga përllogaritja e këtyre rezulton se duke nisur nga 1 janari i 2015 , masa e pensionit të plotë social të jetë 67.500 lekë të vjetra në muaj.
Ky përfitim mujor do të indeksohet çdo vit, për të kompensuar pasojat e ndryshimit të indeksit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve. Sikurse ndodh edhe me përfitimet e plota të pleqërisë edhe për pensionin social do të aplikohet përfitimi i pjesshëm.
Në këto kushte, personat që kanë plotësuar 70 vjeç, si dhe ata që kanë rezidencë në 5 vitet e fundit në Shqipëri kanë të drejtën e përfitimit të pensionit social të pjesshëm, i cili është sa diferenca midis pensionit social të plotë dhe të ardhurave të deklaruara dhe të vlersuara e të pranuara nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 372 milionë lekë që parashikohen brënda buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2015.