Për 24 orë nis fushata, Berisha lë enigmë emrat për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit

Pas 24 orëve nis fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. Në një kohë kur PS ka zyrtarizuar emrat, opozita përveç mbështetjes për Florjan Binajn në Tiranë, ka lënë enigmë 5 emrat për Beratin, Vlorën, Matin, Tepelenën dhe Cërrikun.

Sali Berisha foli në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar, duke bërë me dije se PD do të mbështesë kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë ku do të votohet më 9 nëntor.

”Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë që të informoj se në gjitha zonat ku ato zhvillohen, janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura, çka do të thotë se e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur këtë herë nga PD dhe aleatët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, në Berat, në Cërrik, në Mat, Tepelenë. Pra, ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, ne e kemi përdorur edhe në vitet 2001 e më radhë, por e rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura pakrahasimisht eprore me ato që dërgon partia e krimit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?