Për zjarret dhe neglizhencën e kryeministrit

Nga Sazan Guri

Situata që ka mbërthyer vendin, mbërthen njëherësh dhe debate midis njerëzve. Duke marrë shkas nga debati midis drejtuesit të Zgjidhjes z. Kokëdhima dhe një qytetare në dukje të thjeshtë, jo se thjesht po ndërhyj, po paraqes të njejtën debat që më ka lindur vetë mua si aktivist civil për çështje mjedisore dhe qytetarëve tipik si znj. Vera, pa dashur aspak të merrem me rastin në fjalë. Unë disa dite më parë shpalla në facebook-un tim një apo disa foto, që tregonin djegien e pyjeve shqiptare, ashtu si i kemi dhe aq sa kemi, duke shprehur madje dhe një dëshirë, që isha gati të vija, kur shoh atë që nuk bën dot apo nuk do të bëjë qeverija.

Or po të vija të çoja si Gavroshi një shishe me ujë atyre bijë nënave dhe shumë syresh më hakërreheshin se nuk është vetëm Shqipëria që digjet, është Portugalia, Spanja, Italia, Franca, etj., duke mbrojtur me zell qeverinë. Bëj thirrje se plehrat digjen Kryeministri krihet, pastaj bërtitëm sa nuk kishim më zë se pyjet flakerojnë dhe Qeveria nëpër plazhe harbon. Dhe ç’të shikosh. Lukuni me njerëz që ju duket se po i shan Kryeministrin, po i hedh baltë partisë timoniere. Demokracia na ka mësuar që një popull mbasi voton atë që do, të nesërmen nuk bëhet më palë me të. Dhe pyetja ime eshtë e thjeshtë? Me kë janë këta qytetarë tip pranvere apo dimri?

Me pyjet, me arinë apo me qeverinë? Si mundet që të digjen deri më sot aq hektarë (mbi 100,000ha) sa janë djegur për 10 vjetët e fundit dhe të mos kemi gjendje të jashtëzakonshme. Si është e mundur që të kemi njëherësh mbi 700 vatra zjarri të qëllimshme dhe faji ikën në drejtim të paditur. Si mundet që zjarrfikësit tanë, që do t’i quaja heronj të lihen vetëm në front me zjarrin, pa një logjistikë, pa pajisje, pa një prapavijë ndihmëse. Apo për këtë e ka fajin opozita apo një parti e caktuar që të bën të zgjohesh, që të kujton zgjidhjen dhe që nuk bëhet ortak me Kryeministrin. Si mundet që një vend si yni mos të ketë miq në ditë të vështirë?

Pse kaq urretje për këtë vend. Pse anija krochiere në Sarandë mbasi iku të derdhi si me inat një cisterno të tërë me shurë e me m.. Dhe e dini pse? Sepse ata kuptojnë që plehrat mbasi hidhen e flaken nëpër gropa koti, i djegin për të fshehur gjurmët e vjedhjes. Sepse ata kuptojnë, se pyjet nuk vetndizen për shkak të oksigjenit të tepërt si në Francë, Spanjë, Itali e Portugali, ku aty më parë kaloi një mushkë e me patkua bëri një xixë, e pastaj një shkëndijë, e pastaj një flakë e pastaj ca pyje më pak, por atyre prapë iu ngelen pyje shumë, por në Shqipëri i ndezin për të humbur gjurmët e prerjes pa leje ndër vitet e fundit dhe për të bërë qymyr apo ndërtim në vitet që vijnë. Ata kuptojnë se nuk është cështje natyrore, por është pikërisht cështje paaftësie tipikisht qeverie.

Ata kuptojnë se pyjet ndizen që nesër të jenë toka urbane për ndërtim. Ndaj dhe nuk vijnë. Ndaj dhe debati kapet me qeverinë dhe me drejtuesin e saj, që na tregon nga kalaja e Gjirokastrës se sa e bukur është ajo, dhe ende s’ka cel një fjalë për zjarret në pyje. Ende nuk është shprehur për djegiet e plehrave në Kamzë, në Rrogozhinë, në Lushnje, në Elbasan, në Berat, të cilat digjen së në të nxehtin e verës znj.Vera (jo ti pesonalisht, por ti qytetari) dhe në kallkanin e dimrit. Epo, kësaj s’ke c’i thua. Ndaj është cështje qeverie, më sakt Kryeministrie që po mbledh ‘hallet gju më gju me popullin’ për t’i shpëtuar situatës së rëndë të krijuar. Mos duhet që qytetari, kur Kryeministri krihet t’i hedh levando. Po boll i ka ata fuksa e servila që paguan dhe e bëjnë të gabojnë. Ndaj shqyr që ka ende njerëz që të tjerët zgjidhin e zgjojnë.

SHKARKO APP