”Përdori vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA”, Berisha për Ramën: Krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

Sali Berisha kundërshton deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke u shprehur se ai i krahasoi ata me falangat e Hitlerit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit, kreu i PD-së u shpreh se ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, duke shtuar se kryeministri është tashmë i damkosur si kurrë më parë para shqiptarëve dhe botës.

Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë qytetarëve shqiptarë në protestë kundër narkokraturës kleptokratike të Edi Ramës. Dje, Evropa dhe bota dëgjoi më fuqishëm se kurrë zërin e shqiptarëve jo vetëm në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, por dhe në metropolet kryesore të Evropës dhe sot në SHBA shqiptarët protestojnë pranë përfaqësive të narkokratit Edi Rama. Unë gjithashtu dua të dënoj me forcën më të madhe krahasimin që Edi Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Dje, në përçartjet e tij, ai u rrek të krahasojë të pavdekshmin, luftëtarin e lirisë, Mithat Frashëri me Adolf Hitlerin, barbarin e kohërave për fajin e vetëm se ata protestuesit përdorin një slogan të mirënjohur të Mithat Frashërit, kreut të Ballit Kombëtar, projekti i të cilit për Shqipërinë ishte projekti më madhështor i kohës”, u shpreh Berisha.

Po ashtu kreu i PD-së akuzon se Rama ka përdorur projektin e investimit të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump për interesa politike. Sipas Berishës, qeveria ka dhënë leje dhe favore për një projekt ndërtimi në Ishulli i Sazanit, një zonë që sipas tij ka qenë objekt verifikimesh dhe hetimesh nga SPAK. Ai pretendon se në këtë mënyrë Rama ka tentuar të përfshijë familjen e presidentit amerikan në një çështje me pasoja politike dhe ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Çfarë zbuloi dje takimi në Zvërnec? Zbuloi se Zvërneci po hetohej prej një viti nga ai organ që ka dy vepra penale në hetim, korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar. Pra, në një dosje ku prokuroria shqiptare kishte nisur hetimet për krim të organizuar ose korrupsion në nivelet më të larta, zotëria e tij jepte lejen e zhvillimit për kompaninë duke shpresuar se autoriteti i zotit Kushner dhe vajzës do të mjaftonin për të mbyllur çdo dosje. A nuk është ky një kurth i shëmtuar i një të paburri që bën çdo lloj akti për përlyer cilindo për përfitime të vetat? Si mundesh ti të japësh leje zhvillimi në një zonë, e cila e di mirë se po hetohej nga prokuroria speciale për krim të organizuar dhe korrupsion? Çfarë doje të bëje ti me këtë? Pra, a nuk është ky një kurth i yti për qëllimet e tua?’‘,-shtoi kreu i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?