Përfundojnë fjalimet e protestës, vijon marshimi i qytetarëve
Sot fjalimet duket se iu lanë në dorë qytetarëve e më shumë atyre që vijnë nga diaspora. Në ndryshim nga një ditë më parë kur prezantimi i fjalimeve bëhej nga aktivisti Andi Tepelena, sot detyra i është besuar Edison Likës. Po njësoj, vijuan edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe pankartat që bëjnë thirrje për anulimin e investimit.
Kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e qeverisë. Para nisjes së marshimit, pati edhe thirrje për të mos rënë pre e çfarëdo provokimi.
Të pranishëm në protestë ishin edhe figura të partive opozitare, si Adriatik Lapaj e Jorida Tabaku, si dhe të artit, aktorët Gent Bejko e Mehdi Malkaj.
Me përfundimin e fjalimeve, protestuesit sapo kanë nisur marshimin nga kryeministria, duke ndjekur itinerarin e zakonshëm.
KOHA JONË SONDAZH

