Përfundon seanca për Ballukun, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

Gjykata Kushtetuese zhvilloi ditën e sotme mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Tiranës.

Pasi përfaqësuesit e kryeministrit, presidentit dhe SPAK parashtruan argumentet e tyre, Kushtetuesja u tërhoq për vendim. Ndërkohë, GJKKO vendosi të mos merrte pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?