Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative të Tiranës
Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga Komisioni i Etikës në Parlament i janë drejtuar gjykatës administrative, prej së cilës kërkojnë shfuqizimin e vendimit që i përjashtoi për dy muaj nga punimet e Kuvendit.
Si paditës rezultojnë deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka dhe Klevis Balliu, të përjashtuar më herët nga punimet e Kuvendit për një afat prej gati dy muajsh.
Disa herë deputetët e PD-së janë përjashtuar gjatë punimeve të parlamentit të kësaj legjislature për flakadanë, prishje të seancës dhe përplasje me oficerët e Gardës dhe hedhje të sendeve në drejtim të kryetarit të Kuvendit. Kjo është hera e parë që, pas ndëshkimit administrativ nga Kuvendi, deputetët i drejtohen gjykatës.
KOHA JONË SONDAZH

