Përjashtimi i deputetëve, Blushi: Atentat ndaj pluralizmit politik, po na motivoni për vijimin e betejës tonë

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Komisioni i Etikës si një “atentat ndaj pluralizmit politik”, duke deklaruar se ky vendim vetëm sa e motivon më tej qëndresën e opozitës.

Në një konferencë për shtyp, Blushi u shpreh se afera e AKSHI-t, ka hequr çdo maskë dhe ka konfirmuar rrëmbimin e shtetit nga mafia. ”Ky rrjet kriminal ka vënë dorë mbi Thesarin e Shtetit, ka depërtuar në sisteme të ndjeshme si TIMS-i dhe ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare. Shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar”,-deklaroi Blushi.

Nga ana tjetër, Blushi komentoi edhe përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së nga Komisioni i Etikës, për 30 ditë, duke thënë se ky veprim ‘akt frikësimi politik’, nuk do të ndalë betejën e opozitës. ”Ky akt vetëm sa e motivon më shumë qëndresën dhe vijimin e betejës sonë të drejtë dhe të pakompromis për shporrjen e bandës mafioze që ka marrë peng shtetin”,-u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetët e përjashtuar për 30 ditë janë: Belind Këllici, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti. Masa disiplinore ndaj tyre do të nisë të zbatohet më 19 janar 2026 dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?