Përmbytjet në Novoselë, deputeti Leskaj takon banorët: Këtu bashkohet fatkeqësia natyrore me korrupsionin qeveritar

Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj është takuar me banorët e Qendrës Administrative Novoselë, ku prej dy ditësh lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur 14 banesa, 3 në fshatin Mifol, 11 në Novoselë, si edhe stalla me bagëti në fshatin Bishan. Gjatë bisedës me deputetin, një nga banorët shprehu shqetësimin për mungesën e mbështetjes dhe dëmshpërblimeve ndër vite:

“Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim nga përmbytjet e kaluara. I kanë marrë ata që jetojnë në pallate. Argjinatura këtu është bërë me dhe. Ku shkuan fondet? Dy milionë euro u hodhën në letër, këtu s’janë përdorur më shumë se 100 milionë lekë. Të tjerat i vodhën. Ne rrezikojmë të mbytemi çdo vit”, tha një prej banorëve.

Deputeti Leskaj, në një reagim të prerë, u shpreh: ”Këtu bashkohet përmbytja natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar. Për vite me radhë nuk është përfunduar argjinatura e Vjosës, fondet për kullimet dhe kanalizimet vetëm janë abuzuar. Një pjesë e banorëve nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e shkaktuara nga përmbytjet e mëparshme. Situata sot është kritike dhe mbetet të shpresojmë që niveli i ujit të bjerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?