Përparon zjarri duke e bërë situatën kritike në Drenijë të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterë

Situata nga zjarri i rënë në zonën e Drenijës në bashkinë e Mallakastrës vijon të mbetet kritike. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve gjatë orëve të fundit ka vështirësuar ndjeshëm operacionin e forcave operacionale në terren.

Për shkak të terrenit të thyer dhe përparimit të shpejtë të vatrës, përballja me flakët vetëm nga toka ka qenë pothuajse e pamundur. Në këto kushte, autoritetet kanë nisur ndërhyrjen nga ajri me helikopterë, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës kryesore.

Pavarësisht mbështetjes nga ajri, në tokë po zhvillohet një betejë e pandërprerë. Po punojnë pa ndërprerje në brezin kufizues për të parandaluar afrimin e flakëve pranë zonave të banuara apo sipërfaqeve të mbrojtura. Së bashku me struktura mbështetëse lokale, po koordinojnë punën për izolimin e plotë të vatrës aktive. Era e favorshme për zjarrin dhe terreni i vështirë mbeten pengesat kryesore për shuarjen e shpejtë të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri të plotë në zonë për të monitoruar çdo ndryshim të drejtimit të erës dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?