Përplasi për vdekje 41-vjeçarin, arrestohet pas 48 orësh i riu në Durrës
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka aksidentuar për vdekje një person.
Siç bën me dije policia, aksidenti ka ndodhur me datë 21 gusht, ku 38-vjeçari me iniciale R.R ka përplasur me makinën e tij një 41-vjeçar me iniciale V.H që drejtonte një biçikletë, i cili nuk munndi ti mbijetonte plagëve.
Pas aksidentit 38 vjeçari u largua nga vendngjarja, për tu arrestuar pas 48 orësh nga policia.
Njoftimi i policisë:
Aksidentoi me automjetin që drejtonte një biçiklist, me pasojë vdekjen e tij, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 48 orësh, Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e automjetit.
Në vijim të njoftimit të datës 21.08.2026, për një aksident rrugor me pasojë vdekjen, në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, Durrës, ku u gjet i pajetë shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, ju informojmë se:
Pas një pune intensive hetimore nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe i autorit të dyshuar të aksidentit.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe u gjet automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
KOHA JONË SONDAZH

