Përplasja e ish-krerëve të financave për taksat “Rama”, Malaj: Impakti s’është magjik. Bode: Propagandë

Brenda këtij buxheti, qeveria Rama II ka parashikuar uljen e tatimit mbi të ardhurat personale nga 23 në 18, uljen e dividentit nga 15 në 6% dhe uljen e tatimit mbi fitimin për kompanitë që krijojnë teknologji nga 15 në 5%.

Në “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe ekspertët e ekomisë analizuan impaktin e uljes së këtyre taksave në ekonominë e vendit.

Dashamir Shehi: Këto ndihmojnë.Kemi qenë për taksa më të ulëta.Qeveria e Ramës rradhën e parë shkoi të taksojë punën, talentin, krijimtarinë. Në vend që ti stimulojmë i penalizuam.Në këtë fashë duhet të hyjnë 100 mijë shqiptarë, të rritet ekonomia dhe rroga. Nuk kemi pse presim që këta të nxjerrin paratë e shqiptarëve.Nuk kemi pse i taksojmë. Ka bërë mirë në këtë drejtim. Edhe për dividentin ka bërë mirë.Por fasha e taksave është më e madhe se kjo që duhet ristrukturuar. Në rradhë të parë ke taksën për biznesin e vogël. Nuk kanë heq asgjë.Janë vendosur në formën e tarifave bashkiake që janë dyfishuar të gjitha.E kanë bërë të pamundur mbijetësën e tyre. Taksa e ndërtimit që u vu në bashkitë, në Tiranë 8%.Jo vetëm që dhunoi ndërtuesit por nxori jashtë loje gjithë fashën e sipërmarrësve të vegjël. Këtë e suportojnë vetëm grupet e mëdha të ndërtuesve.Po ndërtuesit bëjnë kapitalizimin në një vend të vogël si ne.

Arben Malaj: Impakti i taksave fiskale nuk është magjik.Sfida që do ketë qeveria është sa kjo ulje do përkthehet në rritje të personave që angazhohen në punë, të aktivitetit të kompanive.Kapitali dhe puna duhen trajtuar me shumë kujdes.Në kohë krize nuk duhet tentuar për tu rritur dhe nëse ka stabilitet financiar duhet ulur që rritja të ushqejë stabilitetin.Ok është bërë dividenti 6% por do të shikojmë më pas që do ketë një risk mes fitimit që ndahet dhe atij.E dyta, tatimi për teknologjinë, nëse nuk kemi kapital ekspertë nuk e arrin dot.Tatimi për pagat më të larta mund të ulej dhe pak më shumë sepse ata që angazhohen në këtë industri janë njerëz që paguhen shtrenjtë në botë.Është mirë trendi pro impakti i tyre është vështirë që të vijë menjëherë.

Ridvan Bode: Çdo taksë që ulet është një pozitivitet. Por këto tre taksa nuk kanë asnjë peshë në buxhetin e shtetit, të ardhurat janë nën 10 milion dollarë në vit. Është thjesht propagandë.Dy janë elementët që qeveria duhej të përqëndrohej në program: Çfarë duhet të bëjë në sektorët prioritarë të ekonomisë për ti ngjallur dhe dhënë jetë si bujqësia, turizmi, energjitika? Së dyti balanca makroenomike.Është e vërtetë që qeveria dy vitet e fundit ka bërë një progres. Kjo qeveri nuk ka shlyer asnjë borxh të vjetër, jo se nuk ka paguar faturat. Por që një qeveri të thotë kam shlyer borxhet e qeverisë së mëparshme duhet ta bëjë me të ardhurat që ka mbledhur, perfomancën, mirëadministrimin. Por çfarë ndodhi? Nga 62% që ishte borxhi publik shkoi në 74%.Kjo nuk është shlyerje borxhi.Ka zgjatur dorën dhe ka marrë borxh tjetër.Për çfarë, për një borxh 3%.Balanca fiskale është tronditur shumë.Risku i parë është që iku nga 62 në 74%.Së dyti, kemi një rrezik edhe më të madh se kemi ndryshuar strukturën e borxhit nga të brendshëm tani e kemi të huaj, në valutë.Në një vend që të bien eksportet në raport me PBB, vitin e kaluar ishin 8%.Me çfarë do ta kompensojmë? Do paguajmë interesa dhe principal.Mbi 200 milion euro në vit interesa. Qeveria thotë do të çojmë borxhin publik në 60%, bën shumë mirë nëse do ta bëjë.Por borxhi në valutë mund të na rrezikojë dhe ta nxjerrë jashtë kontrollit. Jemi vend që nuk kemi burim të të ardhurave në valutë.

SHKARKO APP