Përplasja me Biberajn, Murati: Rama duhet t’i përgjigjet VOA-s, jo Elezit
Erl Murati, kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, i ftuar në emisionin A-Show në News 24, ka komentuar debatin publik, mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Zërit të Amerikës për Euroazinë, Elez Biberaj. Sipas Muratit , Rama ne reagimin e tij duhet t’i përgjigjej Zërit të Amerikës dhe jo Elez Biberaj.
“Mua si Erl më pëlqen qëndrimi i një gazetari të CNN, faktet kanë rëndësi, por më shumë rëndësi ka e vërteta. Kryeministri Rama do ishte i udhës t’i përgjigjej akuzave të Zërit të Amerikes jo të Elezit si individ. “- u shpreh ai.
Më pas, Murati u ndal edhe te korrupsioni në vendin tonë, sipas tij sistemi i drejtësisë në vend është jashtë funksionit.
“Një pjesë e popullsisë mund të jenë militantë partie dhe i shohin politikanët si yje futbolli. Fatkeqësisht në Shqipëri, kemi parë persona që ndërrojnë jetë duke votuar vetëm një parti politike. Gjatë tre viteve të fundit ke më shumë reportazhe të mediave të huaja dhe unë në Shqipëri do përsëris se problemi është funksionimi i sistemit të drejtësisë.
3 partitë politike kanë harxhuar 1.7 milionë dollarë vetëm me lobime. Jetojmë në një vend ku paraja e pisët bën ligjin. Më shumë para qarkullon brenda vendit sesa jashtë. Në 7 vitet e fundit janë larguar nga vendi 350 mijë shqiptarët. Njerëzit duhet të lëvizin dhe të qarkullojnë nga kurioziteti, jo nga dëshpërimi.”- u shpreh ai.