Përplasje fizike mes studentëve dhe policisë te Ministria e Arsimit. Hidhet ujë me presion e gaz lotsjellës

Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku studentët dhe gjimnazistët janë përplasur me forcat e policisë.

Protestuesit kanë goditur efektivët me gurë dhe sende të forta, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke i tërhequr disa prej tyre zvarrë.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata ngjan me skenat e dhunës së një dite më parë, kur protesta në Tiranë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve private.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?